Bogdani: Rama përgjegjës për kërcënimet ndaj Kosovrastit

Bogdani: Rama përgjegjës për kërcënimet ndaj Kosovrastit

Partia Demokratike ka dënuar dje kërcënimin me jetë ndaj përfaqësuesit ligjor të PD-së, Niazi Kosovrasti. Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama,  se kërcënimi ndaj familjes së Kosovrastit është një akt i paprecedentë, se do të jetë ai që do të marrë përgjegjësi. “Edi Rama me përfaqësuesit e tij banditë, që

Partia Demokratike ka dënuar dje kërcënimin me jetë ndaj përfaqësuesit ligjor të PD-së, Niazi Kosovrasti. Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama,  se kërcënimi ndaj familjes së Kosovrastit është një akt i paprecedentë, se do të jetë ai që do të marrë përgjegjësi.

“Edi Rama me përfaqësuesit e tij banditë, që kanë vjedhur me falsifikime mandatin në qarkun e Lezhës, nxorën dhëmbët e tyre të krimit dhe kërcënuan me familje përfaqësuesin e PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, z. Niazi Kosovrasti, për ankesën që paraqiti për rezultatin e qarkut të Lezhës, të nxjerrë nga kryetari socialist i KZAZ me urdhër të Ramës dhe Kokëdhimës. Rezultat mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara. Partia Demokratike deklaron se asnjë kërcënim, as dhe akt kriminal i dyshes Rama-Kokëdhima, nuk do mund te imponojë grabitjen e mandatit me dokumente të falsifikuara nga përfaqësuesit e maxhorancës së drogës dhe parave të pista. Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më të madhe këto kërcënime kriminale të dyshes Rama-Kokdhima dhe i garanton ata se, për çdo veprim kriminal të ndërmarrë ndaj demokratëve, do të përgjigjen ata personalisht dhe vetëm ata”, theksoi Bogdani.

“Partia Demokratike u kërkon organeve të Drejtësisë të ndërmarrin me shpejtësi hetimin e këtij akti të shëmtuar, të gjejnë autorin dhe lidhjet e tij me dyshen Rama-Kokdhima”, u shpreh Bogdani. Në emër të PD-së, deputeti Gerti Bogdani kërkoi nga organet e Drejtësisë të nisin një hetim të shpejtë në mënyrë që të gjejnë autorët e kërcënimeve.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar