Berisha: Rishikim i planit kombëtar për prodhimin

Berisha: Rishikim i planit kombëtar për prodhimin

Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot në mbledhjen e qeverisë miratimin e rimbursimit të TVSH-së ndaj fermerëve. Në fjalën e tij ai vuri theksin në masat që do të merren për të realizuar planin për peshkim. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e tij, ky është zotimi ynë”, tha kryeministri Berisha. Një pikë

Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot në mbledhjen e qeverisë miratimin e rimbursimit të TVSH-së ndaj fermerëve.

Në fjalën e tij ai vuri theksin në masat që do të merren për të realizuar planin për peshkim. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e tij, ky është zotimi ynë”, tha kryeministri Berisha.

Një pikë tjetër që ai i kushtoi rëndësi ishte dhe ankesat dhe kërkesat e subjekteve publike apo private që merren me peshkimin, duke kërkuar masa lehtësuese. “Duhet riorganizim total për peshkimin”, theksoi me ton të prerë kryeministri Sali Berisha.

Gjithashtu ai pohoi se edhe hekuri për serat duhet përfshirë në listë, duke i kërkuar njëkohësisht ministrit Ruli t’i kushtonte rëndësi primare. “Zoti Ruli, nuk pashë hekurin për serat. Duhet të jemi shumë të qartë, se 70 % e serës është hekur dhe ne u zotuam për gjithçka që ka të bëjë me prodhimin”, iu drejtua kryeministri Berisha ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar