Berisha: Rama dhe Meta të hedhin tek a çift për debatin

Berisha: Rama dhe Meta të hedhin tek a çift për debatin

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me gazetarët në qytetin e Korçës. Ai deklaroi se ka zgjedhur ballafaqimin me qytetaret si mënyrën e tij për të hyrë në këtë betejë zgjedhore. Kryeministri Berisha ka pranuar se është ndjerë i befasuar për pjesëmarrjen e madhe në mitingjet e zhvilluara deri më tani.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për mundësinë e një debati televiziv me kryesocialistin Rama, shefi i qeverisë tha se ka qenë i hapur kurdoherë, por sipas tij, është lideri i opozitës si që nuk ka pranuar. Ndërkohë sa i takon Metës, kryeministri tha se ai sillet herë si në qeveri, herë si në opozitë.

“Ke parë që më kërkon zoti Meta debat, të bëjnë tek a çift dhe ta vendosin! E kam ftuar dy herë Ramën, jo thoshte! Mbante hundën në qiell por rezultati ishte në tokë. Tani del aleati i tij dhe do debat. T’i zgjidhin problemet me njëri-tjetrin. Kam respekt për kundërshtarët por një gjë t’i them zotit Meta. Nuk mundet një ditë të flasë si qeveri një herë si opozitë. Kanë probleme të adaptimit të brendshëm, por do adaptohen”, u shpreh kryeministri Berisha me doza humori.

Sipas tij, opozitës iu shua fryma e fundit, ia “përpiu” Koçoja. “Pse ç’janë qytetarët?! Ata kanë arsyetimin e tyre. Mbeti Rama me një grusht humbësish, edhe vetë aty do përfundojë”, tha kryeministri Sali Berisha.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar