Berisha në QSUT, vizitë në pavionin e Kardiologjisë

Berisha në QSUT, vizitë në pavionin e Kardiologjisë

Kryeministri Sali Berisha vizitoi këtë fundjavë pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. “Në një moment pauze nga fushata elektorale, shfrytëzova kohën për t’u bërë një vizitë miqve të mi të dikurshëm dhe mund t’ju them se qendrën në të cilën kam punuar për shumë vite, nuk

Kryeministri Sali Berisha vizitoi këtë fundjavë pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Në një moment pauze nga fushata elektorale, shfrytëzova kohën për t’u bërë një vizitë miqve të mi të dikurshëm dhe mund t’ju them se qendrën në të cilën kam punuar për shumë vite, nuk e njoha më”, u shpreh kryeministri i impresionuar nga gjendja që ofronte ky pavion pas një investimi në aparatura të avancuara me vlerë 2.5 milion dollarë.

Duke folur edhe në cilësinë e mjekut, z. Berisha vlerësoi praktikat moderne të mjekimit dhe aparaturat, për ndonjë prej të cilave, sic tha ai, as nuk kishte lexuar më parë. “Krahasuar vetëm me pak vite me parë, tani është një vëllim pune 6-7 herë më i madh”, shtoi ai.

Megjithë vlerësimin maksimal që bëri për mjekët e QSUT-së, kreu i qeverisë vlerësoi se “del si detyrë të nisim mjekë për specializim, për një periudhë 3 vjeçare, në spitalet më të mira të Evropës ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër, i kërkova edhe ministrit që të shqyrtojë mundësitë që të marrim edhe visiting Profesorë për 2-3 vjet, të cilët kanë anën tjetër pozitive, sepse formojnë një ekip të tërë”.

Në përgjigje të interesit të mediave mbi fatin e ambienteve të kirurgjisë së vjetër, Berisha tha se sërish kirurgjia do të jetë dhe në rast se qeveria do të gjejë fonde, aty do të ndërtojmë korpusin më të bukur spitalor të Shqipërisë. ”Ne jemi në negociata me një linjë që është partneritet publik-privat, që për ndërtimin e tij kërkon një projekt më modern dhe fond disponibël”, sqaroi Berisha.

 /Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar