Berisha: Peshkopia me universitet

Berisha: Peshkopia me universitet

Kryeministri Sali Berisha tha sot se shumë shpejt do të ngrihet Universiteti i Peshkopisë. Kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Dibrës. “Miqtë e mi, jam këtu gjithashtu, për t’ju dhënë juve fjalën se shumë shpejt do të ngremë universitetin e Dibrës. Një nga miqtë e

Kryeministri Sali Berisha tha sot se shumë shpejt do të ngrihet Universiteti i Peshkopisë. Kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Dibrës.

“Miqtë e mi, jam këtu gjithashtu, për t’ju dhënë juve fjalën se shumë shpejt do të ngremë universitetin e Dibrës. Një nga miqtë e mi më të shkëlqyer, më të mençur që kam pasur në jetën time, i cili gjatë kohës së luftës kishte qëndruar në Dibër, një ditë më tha: Sali, universitetin më të madh, më të shkëlqyer e kam bërë tek dibranët”, theksoi z. Berisha në fjalën e tij.

Gjithashtu kreu i qeverisë premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës rrugët e Peshkopisë, Matit dhe Bulqizës do të jenë të asfaltuara. “Qytetare dhe qytetarë të Peshkopisë, Bulqizës, jam sot këtu, për t’u zotuar se në projektin tonë të katër viteve që vijnë, për Peshkopinë, Bulqizën dhe Matin, çdo kilometër rrugë e paasfaltuar do të asfaltohet në të katër anët e këtij qarku”, tha ai.

Më tej kryeministri Sali Berisha tha se për Dibrën në katër vitet e ardhshme do të ketë zgjerim të tregjeve për produkte të ndryshme dhe se do të vazhdojë rritja e rrogave dhe pensioneve për punonjësit e administratës dhe për pensionistët.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar