Një helikopter është rrëzuar sot në fshatin Tërpan të Beratit. Helikopteri i përkiste kompanisë “Gjeo tek” që bën gërmime për naftë në këtë zonë. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë piloti italian, i cili ishte i vetëm në helikopter. Atij i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt
Një helikopter është rrëzuar sot në fshatin Tërpan të Beratit. Helikopteri i përkiste kompanisë “Gjeo tek” që bën gërmime për naftë në këtë zonë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë piloti italian, i cili ishte i vetëm në helikopter. Atij i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Terreni ku lëvizte helikopteri është mjaft i thyer e me kodra të shumta. Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet që helikopteri të jetë rrëzuar nga një lartësi e vogël.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *