Basha: Deformimi i votës i papranueshëm për PD-në

Kandidati për Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim basha ka dhënë komentin e tij në lidhje me procesin e votimit për kreun e ri të PD-së. Në fjalën e tij ai u shpreh se Partia Demokratike është një forcë e madhe dhe e aftë të përballojë sfida. Gjatë deklaratës së tij Basha nuk la pa komentuar

Kandidati për Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim basha ka dhënë komentin e tij në lidhje me procesin e votimit për kreun e ri të PD-së. Në fjalën e tij ai u shpreh se Partia Demokratike është një forcë e madhe dhe e aftë të përballojë sfida.

Gjatë deklaratës së tij Basha nuk la pa komentuar edhe situatën e përgjithshme të 23 qershorit. Kandidati Basha tha se e vërteta doli nga rinumërimi i kutive të Lezhës, ku u shpreh se morali i PS për zgjedhjet është me dy standarte.

Basha tha se deformimi i votës është i papranueshëm për PD-në dhe të gjithë qytetarët.

“Ajo që pamë në Lezhë është e patolerueshme për çdo realitet dhe në vendet në tranzicion dhe të sapodalë nga diktatura. Unë personalisht i bëj thirrje mbështetësve tanë që të qëndrojnë fort në këtë çështje sepse nuk është vetëm çështje e PD-së, por identitetit tonë si qytetarë si europianë. Në nuk mund të shkelim asnjë nga këto identitete për të favorizuar aleancën e zullumit”, u shpreh Basha

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar