Australianët, kombi më i lumtur

Australianët, kombi më i lumtur

Australianët rezultojnë të jenë kombi më i lumtur i industrializuar sipas një raporti nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që u publikua ditën e sotme. Indeksi i OECD Better Life, krahason mirëqenien e 34 vendeve, të zhvilluara dhe në zhvillim, bazuar në njëmbëdhjetë kategori duke përfshirë të ardhurat, strehim, punë, arsimim, kënaqësi e

Australianët rezultojnë të jenë kombi më i lumtur i industrializuar sipas një raporti nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që u publikua ditën e sotme.

Indeksi i OECD Better Life, krahason mirëqenien e 34 vendeve, të zhvilluara dhe në zhvillim, bazuar në njëmbëdhjetë kategori duke përfshirë të ardhurat, strehim, punë, arsimim, kënaqësi e jetës dhe balancën punë-jetë.

Në një përditësim të publikuar ditën e sotme,  në Java e OECD-së 2013 Paris, Indeksi Better Life zbuloi se 84 për qind e australianëve janë të kënaqur me jetën e tyre, më mirë se mesatarja e OECD prej 80 për qind.

Pjesëmarrësit shprehën se në një ditë të zakonshme ata kanë më shumë përvoja pozitive, të tilla si ndjenja e pushimit, krenaria në kënaqësi dhe arritje, sesa negative.

Lumturia Australianëve është edhe më e madhe se ajo e kanadezëve dhe suedezëve, të njohur për standardet e larta të jetesës.

Hulumtimi gjithashtu gjeti se australianët jetojnë më gjatë. Jetëgjatësia është pothuajse 82 vjet,  dy vjet më shumë se mesatarja.

Nivelet e punësimit janë gjithashtu të larta, në 73 për qind krahasuar me një mesatare prej 66 për qind për njerëzit e moshës 15 deri 64 vjeç.

Australia rezultoi pozitive edhe në fushat e angazhimit qytetar, me një ndjenjë të fortë të komunitetit dhe nivelet e larta të pjesëmarrjes qytetare dhe shëndetit, duke arritur përparim të dukshëm në zvogëlimin e numrit të duhanpirësve në popullatë.

/Jola Llozhi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar