Aleanca e re, Majko: Zgjedh koalicionin e 21 janarit, Zogaj: PS dështoi

Deputeti Pandeli Majko, thotë se zgjedh koalicionin e 21 janarit dhe jo të 1 prillit. “Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë por ju dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është

Deputeti Pandeli Majko, thotë se zgjedh koalicionin e 21 janarit dhe jo të 1 prillit. “Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë por ju dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e maskarenjve pa principe të politikës. Kjo është arsyeja që besoj se gënjeshtra kujtohet por nuk festohet. RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur kualicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit. Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “tu vrarë””, shkruante dje Majko në faqen e tij në Facebook.

Edhe Preç Zogaj, thotë se Pakti me LSI është dështim i Partisë Socialiste, teksa i kërkon Edi Ramës që të kërkojë falje për “21 janarin”.  “Nëse Rama vendos t’i drejtojë një ftesë LSI-së, siç po thuhet, ky akt do të shënonte automatikisht fundin e opozitës së bashkuar si e tillë dhe dështimin arbitrar të saj, e cila, në humbjen fatale të besimit, heq dorë nga synimi normal i çdo opozite për të fituar si alternativë e pushtetit, duke i rënë në gjunjë një fragmenti të pushtetit”, shprehet Zogaj.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar