Ahmeti: Berisha do të mbetet gjithmonë kryeministri i shqiptarëve

Ahmeti: Berisha do të mbetet gjithmonë kryeministri i shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar ditën e sotme kryeministrin ende në detyrë, Sali Berisha. Në prononcimin për mediat Berisha tha: “Pata një kënaqësi shumë të madhe në takimin me zotin Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, parti e cila ka luajtur një rol thelbësor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar ditën e sotme kryeministrin ende në detyrë, Sali Berisha.

Në prononcimin për mediat Berisha tha: “Pata një kënaqësi shumë të madhe në takimin me zotin Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, parti e cila ka luajtur një rol thelbësor në marrëveshjen e Ohrit dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, por dhe stabilitetin në tërësi të Maqedonisë.

Zoti Ali Ahmeti si kryetar i kësaj partie ka merita shumë të mëdha në të gjitha zhvillimet pozitive nga marrëveshja e Ohrit tek zbatimi i saj, faktorë që sollën marrëveshjen e Ohrit, kontributin që jep në një situatë jo të lehtë për stabilitetin dhe progresin e mëtejshëm të Maqedonisë.”

Nga ana tjetër Ahmeti e ka vlerësuar dhe e ka falenderuar shumë Berishën për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë shqipëtarëve të Maqedonisë.

Gjithashtu Ahmeti theksoi se: “Ardhja ime këtu është për ta falënderuar për kujdesin që ka treguar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë për 8 vite me radhë, në krye të shtetit shqiptar.

Kam ardhur ta falënderoj për të gjithë përkrahjen që na ka dhënë që edhe vendi ynë të zërë vendin e merituar në NATO, dhe në strukturat evropiane. Kam ardhur t’i them publikisht se do të mbetet udhëheqës dhe kryeministër i përhershëm për shqiptarët e Maqedonisë nga ata shqiptarë që unë përfaqësoj.”

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar