Sekretari amerikan i shtetit John Kerry thotë se Izraeli dhe palestinezët po përparojnë drejt rifillimit të bisedimeve të paqes. Zoti Kerry i tha dje gazetarëve në Jordani se bisedimet e tij me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë kanë patur rezultat në ngushtimin në mënyrë të konsiderueshme të mosmarrëveshjeve mes dy palëve. Por ai i paralajmëroi
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry thotë se Izraeli dhe palestinezët po përparojnë drejt rifillimit të bisedimeve të paqes.
Zoti Kerry i tha dje gazetarëve në Jordani se bisedimet e tij me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë kanë patur rezultat në ngushtimin në mënyrë të konsiderueshme të mosmarrëveshjeve mes dy palëve.
Por ai i paralajmëroi të dyja palët të mos marrin hapa që do ta minonin procesin. Këto komente zoti Kerry i bëri gjatë vizitës në Amman, udhëtimi i tij i gjashtë në rajon, që kur u bë sekretar i shtetit në fillim të vitit.
Zoti Kerry diskutoi dje edhe me kryetarin e Lidhjes Arabe dhe me përfaqësuesit e shteteve arabe që mbështesin një plan gjithëpërfshirës paqeje. Ai u takua gjithashtu me mbretin Abdullah të Jordanisë. Në takim u diskutua edhe mbi shtimin e tensioneve në Egjipt dhe krizën në Siri.
/Borana Belegu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *