Një 49-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi e zuri korenti teksa po gjuante peshk. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Çepunë në Gjirokastër, ku Bujar Shehu bashkë me shokun e tij ka qenë duke peshkuar në lumë. Shkaqet e kësaj ngjarjeje kanë ardhur si pasojë pasi mjetet e peshkimit ishin jo me grep, por
Një 49-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi e zuri korenti teksa po gjuante peshk.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Çepunë në Gjirokastër, ku Bujar Shehu bashkë me shokun e tij ka qenë duke peshkuar në lumë.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje kanë ardhur si pasojë pasi mjetet e peshkimit ishin jo me grep, por me gjenerator.
Policia dyshon se ngjarja ndodhi nga pakujdesia dhe se 49-vjeçari mund të ketë rrëshqitur aty ku ishin vendosur në ujë përcjellësat e gjeneratorit.
Pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, Shehu ka gjetur menjëhershme vdekjen.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *