Gjyqtarët Evropianë e kanë cilësuar paraburgimin e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, në vitin 2011 si ”arbitrar dhe të paligjshëm ”. Ata shprehen se e drejta e saj për një rishikim ligjor është shkelur. Timoshenko, e cila është ende në burg, pretendon gjithashtu se është keqtrajtuar fizikisht, por kjo ankesë u hodh poshtë nga Gjykata
Gjyqtarët Evropianë e kanë cilësuar paraburgimin e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, në vitin 2011 si ”arbitrar dhe të paligjshëm ”. Ata shprehen se e drejta e saj për një rishikim ligjor është shkelur.
Timoshenko, e cila është ende në burg, pretendon gjithashtu se është keqtrajtuar fizikisht, por kjo ankesë u hodh poshtë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Asaj iu dha dënimi me shtatë vjet heqje lirie pasi u akuzua për shpërdorim detyre në lidhje me një marrëveshje gazi. Vendimi i ditës së sotme nuk do të ndryshojë dënimin e saj me burg. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut do ta shqyrtojë vendimin më vonë, në një rast të ndarë.
Sipas burimeve të Associated Press, një zyrtar i qeverisë ukrainase ka shprehur shenja pakënaqësie pas vendimit të ditës së sotme, por ky vendim nuk është përfundimtar pasi palët e përfshira në këtë proces kanë tre muaj kohë për të paraqitur ndonjë ankesë.
Timoshenko dhe përkrahësit e saj akuzojnë kundërshtarin politik, presidentin Viktor Janukoviç, si organizator të procesit gjyqësor, nënkuptues i një akti të hakmarrjes politike.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *