Kryetari i Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Slavko Stevanoviç, është zgjedhur sot në krye të ashtuquajturit “Kuvendit të Kosovës dhe Metohisë”, i cili u formua sot nga serbët e veriut. Mbledhja është zhvilluar në Zveçan, ndërsa organizatorët e saj kanë thënë se qëllimi i takimit ka qenë t’iu tregohet autoriteteve në Serbi, komunitetit ndërkombëtar dhe udhëheqjes
Kryetari i Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Slavko Stevanoviç, është zgjedhur sot në krye të ashtuquajturit “Kuvendit të Kosovës dhe Metohisë”, i cili u formua sot nga serbët e veriut.
Mbledhja është zhvilluar në Zveçan, ndërsa organizatorët e saj kanë thënë se qëllimi i takimit ka qenë t’iu tregohet autoriteteve në Serbi, komunitetit ndërkombëtar dhe udhëheqjes së Prishtinës, se serbët e veriut të Kosovës, me mjete demokratike, luftojnë kundër integrimit në shoqërinë kosovare, raporton “Rel”.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, tha sot se themelimi i Kuvendit të Kosovës e Metohisë mund të dobësojë pozitën e serbëve në Kosovë.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *