Drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Mikael Zork, është shprehur se bisedimet në lidhje me lojtarin e Set-Etien Aubamejang kanë përparuar shumë. “Kemi përparuar shumë në bisedime për Aubamejang. Ai është shumë i shpejtë dhe është lojtar shpresëdhënës. Ai është po ashtu i gjithanshëm dhe mund t’i përshtatet lojës sonë”, ka deklaruar Zork për “Kicker”.
Drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Mikael Zork, është shprehur se bisedimet në lidhje me lojtarin e Set-Etien Aubamejang kanë përparuar shumë.
“Kemi përparuar shumë në bisedime për Aubamejang. Ai është shumë i shpejtë dhe është lojtar shpresëdhënës. Ai është po ashtu i gjithanshëm dhe mund t’i përshtatet lojës sonë”, ka deklaruar Zork për “Kicker”.
Sulmuesi 23-vjeçar ka bërë që shumë klubeve evropiane të shfaqin interes për të, pasi në sezonin e kaluar ka shënuar 19 gola në 37 ndeshje në Ligën e 1 franceze.
Lojtari që rrjedh nga Akademia e Milanit pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin nga Signal Iduna Park, ndërsa do të kushtojë rreth 13 milionë euro.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *