Kandidati i pavarur i qarkut Vlorë, Arben Malaj, ka uruar për fitoren “Aleancën për Shqipërinë Europiane”. Në një deklaratë për shtyp, ai ka theksuar se faktorët kryesor që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve të pavarur dhe partive jashtë koalicioneve është fushata negative dhe presionet e ushtruar ndaj tyre. Ndërkaq, Malaj ka shprehur urimet më
Kandidati i pavarur i qarkut Vlorë, Arben Malaj, ka uruar për fitoren “Aleancën për Shqipërinë Europiane”.
Në një deklaratë për shtyp, ai ka theksuar se faktorët kryesor që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve të pavarur dhe partive jashtë koalicioneve është fushata negative dhe presionet e ushtruar ndaj tyre.
Ndërkaq, Malaj ka shprehur urimet më të mira për deputetët e qarkut të Vlorës, gjithashtu dhe; “Urimet më të mira për 140 deputetët e vendit tim duke shpresuar shumë në përkushtimin e tyre të përbashkët për reformat e nevojshme në vend, për të ndalur krizën e rëndë ekonomike që kërcënon të ardhmen tonë dhe për mbështetjen e tyre të pa kushtëzuar për integrimin europian të vendit.” –thuhet në deklaratën e tij.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *