Sot publikohet lista e plotë e emrave e ish-të dënuarve politikë, që do mund të tërheqin këstin e radhës në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë. Pagesa do të behet nga Ministrinë e Financave për 657 ish-të dënuar politikë , ku 573 emra do të marrin këstin e dytë dhe 83 të
Sot publikohet lista e plotë e emrave e ish-të dënuarve politikë, që do mund të tërheqin këstin e radhës në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë.
Pagesa do të behet nga Ministrinë e Financave për 657 ish-të dënuar politikë , ku 573 emra do të marrin këstin e dytë dhe 83 të tjerë do të marrin këstin e parë. Dosjet për të cilat është kryer pagesa kanë marr këstin e parë dhe të dytë, ku gjatë muajve prill, maj dhe qershor ka dhënë dëmshpërblimin për mijra dosje .
Drejtoria që merret me përllogaritjet e dëmshpërblimit dhe kryerjen e pagesave pranë Ministrisë së Financave po punon për kryerjen e pagesave të këstit të rradhës.
Dosjet të cilat janë miratuar më herët nga qeveria dhe që kanë përfituar këstin e parë dhe të dytë janë 11 mijë dosje, ndërkohë një javë më parë u miratuan edhe 1040 dosje të tjera ish-të dënuarish që përfitojnë dëmshpërblim dhe që bëjnë pjesë në kategorinë e personave të mbajtur në internim.
Numri total i dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit që do të përfitojnë është 8 këste pas miratimit dhe kalimit në qeveri
Lista e emrave për 657 ish-të përndjekur politk që do të marrin këstin e radhës publikohet sot në gazeten Panorama.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *