Shkrimtari Ramadan Mehmeti, është shpallur dje fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, eveniment i mbajtur këto ditë në qytetin e Gjilanit. Juria letrare e përbërë nga Sabile Keqmezi Basha, Nexhat Rexha dhe Emin Azemi, kanë shpallur fitues shkrimtarin nga Gjilani edhe pse këtë vit konkurenca ishte tepër e fortë. Nexhat Rexha një nga pjestarët kryesorë
Shkrimtari Ramadan Mehmeti, është shpallur dje fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, eveniment i mbajtur këto ditë në qytetin e Gjilanit.
Juria letrare e përbërë nga Sabile Keqmezi Basha, Nexhat Rexha dhe Emin Azemi, kanë shpallur fitues shkrimtarin nga Gjilani edhe pse këtë vit konkurenca ishte tepër e fortë.
Nexhat Rexha një nga pjestarët kryesorë të kësaj jurie tha se Ramadan Mehmeti e ka merituar plotësisht këtë çmim, pasi për vite me rrallë ka qenë i suksesshëm në prozë, poezi, dramë dhe me sukses ka përmbyllur karrierën e tij të pasur letrare.
Ramadani ka lindur në Livoq të Gjilanit dhe është autor i 26 veprave krijuese të zhanereve të ndryshme, tha Rexha.
Pretendenët për këtë çmim ishin edhe shkrimtarë të tjerë të njohur si, Eqerem Basha, Mexhit Mehmeti etj.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *