Agjencia Kombëtare e Provimeve bëri të ditur se është mbyllur procesi i korrigjimeve për provimet e Letërsisë. Notat e çdo maturanti janë duke u hedhur në sistemin elektronik të cilat nesër do të mbyllen. Rezulatet flasin për një numër të vogël mbetësish, ndërkohë që numri i maturantëve që janë vlerësuar me notën dhjetë është më
Agjencia Kombëtare e Provimeve bëri të ditur se është mbyllur procesi i korrigjimeve për provimet e Letërsisë.
Notat e çdo maturanti janë duke u hedhur në sistemin elektronik të cilat nesër do të mbyllen. Rezulatet flasin për një numër të vogël mbetësish, ndërkohë që numri i maturantëve që janë vlerësuar me notën dhjetë është më i ulët se një vit më parë.
AKP-ja tha se përgjigjet e Letërsisë do t’i publikojë pas përfundimit të provimit të Matematikës, që maturantët të mos ndikohen nga notat.
Përgjigjet e testeve që mendohet se janë kopje do të dalin pas 10 ditësh, pasi do kalojnë në një komision verifikimi.
Rezultatet e provimit do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, “mash.gov.al”, duke mësuar notën nëpërmjet barkodit që kanë marrë në shkollën e mesme.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *