Këshilltari tregtar i Ambasadës së Turqisë pranoi kërkesën e bashkëpunimit konkret mes BiznesAlbania dhe biznesit turk. Muharrem Can shprehu dëshirën e Përfaqësisë tregtare për vendosjen e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit me organizatën BiznesAlbania. Gjatë takimit me kreun e BiznesAlbania, Luan Bregasi, theksoi se Përfaqësia po punon shumë për shtimin e numrit të investitorëve turq
Këshilltari tregtar i Ambasadës së Turqisë pranoi kërkesën e bashkëpunimit konkret mes BiznesAlbania dhe biznesit turk. Muharrem Can shprehu dëshirën e Përfaqësisë tregtare për vendosjen e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit me organizatën BiznesAlbania.
Gjatë takimit me kreun e BiznesAlbania, Luan Bregasi, theksoi se Përfaqësia po punon shumë për shtimin e numrit të investitorëve turq në Shqipëri. “Sot, Turqia ka potenciale të mëdha investuese dhe po investon miliarda euro në Egjipt, në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Largët. Ballkani, por sidomos Shqipëria dhe Kosova janë vende tërheqëse për investitorët turq. Ne kemi kërkesa edhe nga sipërmarrës të vegjël në fushën e shërbimeve që kanë interes të jenë prezent në Shqipëri. Krijimi i zonave industriale në qytetet e Shqipërisë është atraktiv për sipërmarrësit turq”.
Ndërsa, Bregasi theksoi se:“Brenda një kohe të shkurtër ne u rritëm dhe u zhvilluam për të realizuar një mision të rëndësishëm, jo vetëm si institucion përfaqësues i biznesit dhe në mbrojtje e promovim të interesave të tij, por edhe për t’i dhënë impuls zhvillimit ekonomik të vendit”.
Presidenti Bregasi i kërkoi këshilltarit tregtar të Ambasadës turke bashkëpunim konkret nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi mes Përfaqësisë tregtare dhe BiznesAlbania për të qenë më konkretë në bashkëpunimin dypalësh si misione biznesi, rivitalizimin e këshillave ekonomikë të përbashkët etj.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *