Figura shumëdimensionale e Heroit tonë Kombëtar , Skënderbeu erdhi e pasqyruar në telajo, pas një përiudhe të gjatë kohore përgjatë reflektimit në pikturën e Gjovalin Pacit. Piktori i mirënjohur rikthehet duke çelur ekspozitën e tij vetjake pas gjashtë vitesh mungesë , me titull “ SKËNDERBEU “ , e cila u përurua denjësisht
Figura shumëdimensionale e Heroit tonë Kombëtar , Skënderbeu erdhi e pasqyruar në telajo, pas një përiudhe të gjatë kohore përgjatë reflektimit në pikturën e Gjovalin Pacit.
Piktori i mirënjohur rikthehet duke çelur ekspozitën e tij vetjake pas gjashtë vitesh mungesë , me titull “ SKËNDERBEU “ , e cila u përurua denjësisht në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.
Në mbështetjen dhe të Muzeut Historik Kombëtar kjo ekspozitë vjen në Kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.
Janë rreth 80 punime me akrilik të pjekur e teknikë mikse , ku në çdo kuadro dallohen dy antitezat : nga njëra anë figura Hijerëndë e Heroit tonë Kombëtar , e nga ana tjetër elegance e finesa me të cilën është realizuar çdo punë , raporton Atsh.
“ Ekspozita në fakt është ndërtuar mbi legjendat që ne njohim që fëmijë prej gjyshërve dhe gjyshëve , i rritur me letërsinë nëpërmjet Kadaresë , Barletit apo Schmidit “ , u shpreh Gjovalin Paci.
Dy ngjyrat mbizotëruese në telajo janë e kuqja dhe e zeza, sipas Gjovalin Pacit këto ngjyra dominuese simbolizojnë dhe fshehin simbolikën e fortë të piktorit.
E zeza simbolizon 550 vite që Skënderbeu nuk është më mes nesh , ndërsa ngjyrat e tjera udhëzojnë dështimet dhe arritjet e Heroit tonë Kombëtar. Piktori shprehet gjithashtu që figura që e shpreh Skënderbeun si njerzit tanë më të mëdhenj , por gjithashtu se Heroi Kombëtar është një figurë komplekse.
“ Ai ska qënë vetëm një strateg , por edhe ushtarak i marrëdhënjeve me jashtë . Jam munduar ta sjell si njeri në tokë , jo vetëm si Hero Kombëtar “, shprehet Paci.
Ekspozita e piktorit Gjovalin Pacit do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në datën 24 prill pranë sallës së ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.
Përgatiti : F. Bushi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *