Qeveria parashikon sipas programit ekonomik fisal që brenda këtij viti të privatizojë gjitha asetet dhe aksionet shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë të cilët kapin vlerën e 5 milionë euro. Sipas këtij program planifikohet që këtë vit të shitet dhe paketa e mbetur e “Albtelekom”, në vitin 2015 paketa e Armos dhe në 2016-ën paketa e
Qeveria parashikon sipas programit ekonomik fisal që brenda këtij viti të privatizojë gjitha asetet dhe aksionet shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë të cilët kapin vlerën e 5 milionë euro.
Sipas këtij program planifikohet që këtë vit të shitet dhe paketa e mbetur e “Albtelekom”, në vitin 2015 paketa e Armos dhe në 2016-ën paketa e operatorit të sisitemit të shpërndarjes. Vlera e përgjithshme e këtyre përllogaritet në një vlerë prej 72 milion eruosh.
Sipas këshilltares së ish-kryeministrit Berisha, Zana Guxhollit planifikimi i këtyre privatizimeve, sulmi e më pas tërheqja ndaj koncencioneve apo nismës 1 euro janë një kopje tjetër ndaj projekteve të qeverisë Berisha. Sipas saj e majta nuk po sjell asgjë nga vetja e saj dhe po ecën në rrugën e së djathtës.
Sipas Guxhollit rikthimi tek e njëjta politikë privatizimesh është një tjetër tregues pse shqiptarët u mashtruan nga socialistët, të cilët nuk kanë një program për të shëndoshur ekonominë shqiptare.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *