Komisionit Europian ka propozuar, për ministrat e Financave të Bashkimit Europian, për ta vendosur Kroacinë nën procedurën e defiçitit të tepruar. Gjithashtu, ata rekomanduan një objektivë buxhetore, në mënyrë të tillë që buxheti dhe borxhi të përputhen me rregullat eBE-së.
Shteti Kroat u bë anëtari i 28-të i Bashkimit Europian në fillim të korrikut. Ndërkohë që pas katër vitesh në reçesion, borxhi dhe defiçiti buxhetor kanë tejkaluar kufijtë e vendosur nga BE-ja. Defiçiti i përgjithshëm i qeverisë së Kroacisë arriti në 5% të PBB-së në vitin 2012 dhe borxhi i përgjithshëm i qeverisë arriti në 55.5%.
Nga projektbuxheti i vitit 2014, i cili u miratua më 4 dhjetor, qeveria kroate parashikon se defiçiti ka për të qëndruar mbi 3% të PBB-së gjatë periudhës 2013-2016. Ndërsa Komisioni Europian rekomandoi se Kroacia do të dalë nga situata e defiçitit të
tepruar ne vitin 2016, duke vendosur objektiva buxhetorë. Defiçitet e tepërta normalisht duhet të përfundojnë një vit pasi ata janë zbuluar, që në rastin e shtetit Kroat do të nënkuptonte vitin 2015,
Ndërkohë , Komisioni Europian mendon se Kroacia ka nevojë për më shumë kohë në dispozicion për të zbatuar reformat strukturore. Në datën 28 janar do të diskutohen rekomandimet e Komisionit nga Ministrat e Financave.
/Xhevahir Qardaku/
]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *