Qindara arvanitas dhe jo vetëm, kanë
Në të ishin të pranishëm banorë të zonës së Mandras e zonave përreth Atikës, në Greqi, por edhe personalitete të mirënjohura nga fusha e politikës si, kryetari i Bashkisë së Mandras, Jorgos Drikos, anëtarët e Këshillit Bashkiak të zonës, ambasadori i Shqipërisë në Greqi, z. Dashnor Dervishi, kryetari i Bashkisë së Saronidas, Petros Filipu, deputetë e personalitete politike e kulturore të vendit.
Gjatë mbrëmjes të pranishmit patën mundësi të mësonin më shumë rreth arvanitasitëve, kushteteve të jetesës, traditat që kanë mbijetuar edhe sot, deri edhe në toponimet e Atikës dhe Peloponezit, mjaft prej të cilave kanë emrin e familjeve të mëdha arvanitase (Ano Liosia, Liopesi, Vari etj).
Kryetari i Bashkisë së Mandras theksoi domosdoshmërinë e këtij aktiviteti, “Si hap i parë drejt iniciativave të mëtejshme.” Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Saronidas, Petros Filipu tha se: “Historinë ndër vite të Arvanitasve në Atikë”.
Elena Boci, është
how to find a hidden spy apps for android
referuar në studimet e kryera rreth “Kulturës dhe Civilizimit Arvanitas”. Duke qenë vetë arvanitase ajo tha se e ndjen detyrim moral sigurimin e vazhdimësisë së dialektit arvanitas, teksa brezi i fundit i folësve të këtij dialekti po humbet gradualisht.
Gjthashtu Elena Boci, pedagoge e Sociologjisë dhe sekretare në Bashkinë e Mandras, është shpehur se: “Gjuha arvanitase do të kujtohet vetëm nëse do të tregojnë gadishmërinë e duhur, në kohë, përndryshe do rrënjët tona do të humbasin”.
Vangjelis Shabanis dhe Spiridula Panajotopulu, mësues të valleve Arvanitase të Atikës Lindore, kanë ofruar tek të pranishmit përshkrim të detajuar të veshjes arvanitase të Atikës Lindore, të kostumit të nuses dhe dhëndrit, veshje të një koleksioni mjaft të rrallë që disponon ekskluzivisht grupi i valleve dhe këngëve arvanitase të Bashkisë së Mandras.
Aktiviteti u mbyl me këngë e valle të interpretuara nën veshjet mahnitëse arvanitase, të cilat krijuan një atmosferë mjaft emocionuese për të pranishmit.
/Sonila Qazimi/
]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *