Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Shkodër,si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit, ku pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të katër personat që ndodheshin në to. Mësohet se dy prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin Ushtarak në
Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Shkodër,si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit, ku pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të katër personat që ndodheshin në to.
Mësohet se dy prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë shëndetsore, ku po marin një shërbim më të specializuar.
Ndërkaq shkak i aksidentit sipas burimeve të policisë dyshohet të jetë shpejtësia e madhe e automjeteve si dhe lagështira në rrugë, për shkak
të reshjeve të rëna gjatë natës.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *