Skuadra e Napolit ka hyrë në negociata me Interin për të shkëmbyer lojtarët e tyre me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për kolumbianin Fredi Guarin dhe turkun me pasaportë zvicerane, Gokhan Inler. Gjatë kësaj marrëveshje skuadrat mund të bien dakord edhe për mesfushorin tjetër të Napolit, argjentinasin Gargano, i cili është huazuar tek Interi gjatë këtij viti.
Skuadra e Napolit ka hyrë në negociata me Interin për të shkëmbyer lojtarët e tyre me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për kolumbianin Fredi Guarin dhe turkun me pasaportë zvicerane, Gokhan Inler.
Gjatë kësaj marrëveshje skuadrat mund të bien dakord edhe për mesfushorin tjetër të Napolit, argjentinasin Gargano, i cili është huazuar tek Interi gjatë këtij viti.
Ndërkohë që kampionia e Spanjës, Barcelona vazhdon të insistojë për të marrë shërbimet e portierit slloven të Interit, Samir Handanoviç. Ka mundësi që ky operacion të kryhet pasi Interi është vënë në ndjekje të mbrojtësit të katalanasve Montoja, çka e bën këtë lëvizje më të mundshme.
/Dorjan Gjepali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *