Personat me sëmundje të mishit të dhëmbëve kanë funksion më të dobët mendor në krahasim me moshatarët e tyre të cilët e kanë mishin e dhëmbëve në gjendje normale. Ky rezultat është nxjerrë gjatër në një analizë të re të të dhënave në SHBA. Sëmundjet periodontale mund të nxisin inflamacion në tërë trupin që është
Personat me sëmundje të mishit të dhëmbëve kanë funksion më të dobët mendor në krahasim me moshatarët e tyre të cilët e kanë mishin e dhëmbëve në gjendje normale.
Ky rezultat është nxjerrë gjatër në një analizë të re të të dhënave në SHBA. Sëmundjet periodontale mund të nxisin inflamacion në tërë trupin që është faktor i dobësimit të funksionit mendor.
Gingiviti fillon në hapësirën midis dhëmbëve. Shumica e individëve nuk e përdorin fillin dentar rregullisht. Pastrimi i rregullt me furçë nuk mund të arrijë këto zona kritike.
Edhe dhëmbët më të shëndetshëm mund të shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje. Mishrat e dhëmbëve gjakosen lehtësisht gjatë përdorimit të furçës, janë të ënjtura, të ndjeshme në prekje. Pacienti mund të ketë erë të keqe dhe shije jo te mirë në gojë.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *