Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e djeshme banorët pranë zonës së liqenit artificial në kryeqytet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë parkingut-lavazh, në hyrje të digës së liqenit ku dy makina u dëmtuan si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli, por fatmiresisht nuk u regjisturan të lënduar të lënduar. Automjeti
Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e djeshme banorët pranë zonës së liqenit artificial në kryeqytet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë parkingut-lavazh, në hyrje të digës së liqenit ku dy makina u dëmtuan si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli, por fatmiresisht nuk u regjisturan të lënduar të lënduar.
Automjeti të cili i ishte vënë tritoli, nje BMW X6, me targa AA888DY është në pronësi të një biznesmeni
ndërtimi. Kurse automjeti i dytë i dëmtuar është një autoveturë, tip Audi, në pronësi të një dentisti, i parkuar në të njëjtin vend.
Policia ka shkuarmenjëherë në vendngjarje, ndërsa në orën 21:30 në kohën kur ndodhi ngjarja ishte , i pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj.
Sipas burimeve të policisë, pranarët e automjetet të dëmtuara nga shpërthimi i tritolit nuk kanë konflikte të hapura.
Ende nuk dihet se cili mund të jetë arsyeja e shpërthimit, por një nga pistat në drejtim të së cilës po heton policia është një konflikt pronësie i pronarit të parkingut. Pak orë pasi ndodhi shpërthimi, forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona.
Në javët e fundit në vend janë regjisturar një seri atentatesh me eksploziv të kryera në dëm të funksionarëve të shtetit dhe jo vetëm.
Një javë më parë një antentat me eksploziv u krye në qytetin e Shkodrës. Shënjestra ishte punonjesi i policisë, Kujtim Çardaku, i cili mori plagë të rënda.
Tre ditë para kësaj ngjarjeje një sasi eksplozivi shpërtheu në veturën personale që përdorej nga shefi i krimeve pranë Komisiariait numër 1 të policisë së Tiranës, Artur Hyka.
Ndërsa në fillim të muajit një ndërtues në Tiranë u kërcënua po ashtu përmes shpërthimittë eksplozivit në makinë. Biznesmeni Armando Cekaj sapo tentoi të lëvizte automjetin e tij të parkuar pranë rrugës “Siri Kodra” u përball me shpërthimiin nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ndërsa në fund të muajit të kaluar, një makinë u hodh në erë në Vlorë dhe vetëm fati bëri që drejtuesi i saj të shpëtonte vetëm me plagë jo serioze.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *