Barak Obama ka marrë pjesë në homazhin e përkujtimor të viktimave që mbetën të vrarë në një bazë të marinave, javën e kaluar në Uashington. Shefi i shtëpisë së bardhë tha se amerikanët duhet të braktisin përpjekjet drejt përdorimit masiv të armëve. Ai tha se “lotët nuk mjaftojnë, nuk është normale që të vriten burra
Barak Obama ka marrë pjesë në homazhin e përkujtimor të viktimave që mbetën të vrarë në një bazë të marinave, javën e kaluar në Uashington.
Shefi i shtëpisë së bardhë tha se amerikanët duhet të braktisin përpjekjet drejt përdorimit masiv të armëve.
Ai tha se “lotët nuk mjaftojnë, nuk është normale që të vriten burra dhe gra të pafajshëm teksa
bëjnë punën e tyre.”
Pas sulmit nga një ish-marinar mbetën 12 njerëz të vrarë të hënën e kaluar, gjithashtu edhe Aron Aleksis, i cili mbeti po ashtu i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Për 34-vjeçarin u raportua se kishte probleme mendore dhe shëndetësore, ndërsa për administratën
Obama, kontrolli i armëve është një prioritet, që nuk po zbatohet për shkak të bllokimeve në Kongres.
Pas ngjarjes së Uashingtonit pati një rritje të masave të sigurisë në SHBA, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hagel, urdhëroi rishikimin e sigurisë në të gjitha objektet ushtarake amerikane në mbarë botën.
/Ardiol Hoxha/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *