Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka firmosur në zyrën e saj një marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e oficerëve të rinj të forcave të armatosura të Shqipërisë nga Garda e New Jersy. Një gjë që ra shumë në sy ishte mungesa e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral Major
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka firmosur në zyrën e saj një marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e oficerëve të rinj të forcave të armatosura të Shqipërisë nga Garda e New Jersy.
Një gjë që ra shumë në sy ishte mungesa e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, dhe prezenca e dy gjeneralëve të liruar Sandar Lleshi dhe Arjan Zaimi, gjatë takimit dhe në deklaratën e përbashkët për shtyp.
Të pranishëm ishin gjenerali Lleshi, i cili ishte në funksionin e këshilltarit për mbrojtjen të kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjenerali Zaimi, edhe pse i shkarkuar me dekret nga Presidenti Bujar Nishani, ishte i pranishëm si ushtarak në këtë takim.
Ministria e re Kodheli fjalimin e ka mbajtur në anglisht duke falenderuar palën amerikane për këtë ndihmë të rëndësishme, e cila e përkthyer në gjuhën e shifrave kap vlerën 1.2 milionë dollarëve amerikanë.
/Xhevahir Qardaku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *