Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e fillimit të punimeve për hidrocentraline Banjës në Elbasan. Gjatë fjalimit të tij, Berisha e cilësoi si historik nisjen e punimeve për ndërtimin e Hec-it të banjës, e cila sipas tij, do ta shndërrojë Shqipërinë nga vendet eksportuese të energjisë elektrike. “Ky është një moment historik
Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e fillimit të punimeve për hidrocentraline Banjës në Elbasan. Gjatë fjalimit të tij, Berisha e cilësoi si historik nisjen e punimeve për ndërtimin e Hec-it të banjës, e cila sipas tij, do ta shndërrojë Shqipërinë nga vendet eksportuese të energjisë elektrike.
“Ky është një moment historik për Shqipërinë. Ne ingurojmë sot fillimin e punimeve pregatitore për ndërtimin e HEC-it të Banjës nga kompania më e madhe e kësaj fushe në Europë dhe botë, kompania më e suksesshme në fushën e hidro-energjisë, gjigandi Shtatkraft, kompani publike e mirënjohur në mbarë botën për standartet e saj të shkëlqyera, eficente, e mirënjohur në mbarë botën për standartet e saj sociale. Kompania Shtatkraft zbarkon sot këtu në Gramsh e vendosur për të bërë historinë në këtë vend në ndërtimin e Kaskadës së Devollit, investim madhor në historinë e Shqipëirisë, investimin më të madh në historinë e hidro-energjitikës”, theksoi Berisha.
Vlera e kaskades se Devollit është rreth 1 miliardë euro dhe përbën 20 % më shumë energji nga prodhimi ekzistues dhe mbulon nevojat me energji për 150 mijë familje. Është investimi më i madh i një partneriteti publik privat në fushën e energjisë dhe ka një kapacitet 280 megavat.
Ky investim sjell jo vetëm shtimin e energjisë së prodhuar në vend, por edhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese të zonave përreth dhe mundësitë për zhvillim ekonomik dhe punësim te këtyre komuniteteve.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *