Në fshatin Shëmri të Kukësit sot ka ndodhur një sherr brënda familjes ku është plagosur një 35-vjeçar. Shtetasi Bilbil Fetahu është plagosur me thikë nga kunata e tij për shkaqe pronësie. Gruja 40-vjeçare ka qenë duke punuar tokën së bashku me burrin e saj dhe kunatin, kur papritur ka nisur një debat lidhur me pronën deri
Në fshatin Shëmri të Kukësit sot ka ndodhur një sherr brënda familjes ku është plagosur një 35-vjeçar. Shtetasi Bilbil Fetahu është plagosur me thikë nga kunata e tij për shkaqe pronësie.
Gruja 40-vjeçare ka qenë duke punuar tokën së bashku me burrin e saj dhe kunatin, kur papritur ka nisur një debat lidhur me pronën deri sa ka përfundur në tragjedi.
Gruaja ka marrë thikën dhe ka qëlluar kunatin disa herë. Viktima u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por më pas mjekët deklarojnë se gjendja është përmirësuar.
Policia ka arrestuar gruan 40-vjeçare, ndërkohë qe edhe bashkëshorti i saj e ka shoqëruar në polici.
/Adisa Sida/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *