Vijon aksioni i klandestinëve që synojnë vendet e BE-së duke kaluar ilegalisht përmes Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme seksioni antitrafik në Gjirokastër ka ndalur një grup tjetër prej 26 klandestinësh të ardhur nga Siria dhe Afganistani. Në përpjekje për t’i shpëtuar gjurmëve të policisë ato janë futur përmes lumit Drino duke u fshehur në një
Vijon aksioni i klandestinëve që synojnë vendet e BE-së duke kaluar ilegalisht përmes Shqipërisë.
Gjatë ditës së sotme seksioni antitrafik në Gjirokastër ka ndalur një grup tjetër prej 26 klandestinësh të ardhur nga Siria dhe Afganistani.
Në përpjekje për t’i shpëtuar gjurmëve të policisë ato janë futur përmes lumit Drino duke u fshehur në një përrua. Si pasojë e shirave të rrëmbyshëm katër prej tyre janë marrë nga rrjedha e ujit, por me ndërhyrjen e specialistëve të zhytjes nga ana e policisë ato janë shpëtuar nga mbytja.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *