Para disa muajsh, më saktë në janar mesfushori shqiptar i St. Galenit, Ermir Lenjani kishte shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare. Diçka e tillë duket se do të realizohet në ndeshjen miqësore përballë Armenisë me 14 gusht. Asport shkruan se Lenjani ka marrë ftesë nga trajneri italian i Kombëtares Xhani De Biazi
Para disa muajsh, më saktë në janar mesfushori shqiptar i St. Galenit, Ermir Lenjani kishte shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare.
Diçka e tillë duket se do të realizohet në ndeshjen miqësore përballë Armenisë me 14 gusht.
Asport shkruan se Lenjani ka marrë ftesë nga trajneri italian i Kombëtares Xhani De Biazi për ndeshjen miqësore kundër Armenisë. Ermiri bëhet lojtari i dytë debutues që konfirmohet, pas mesfushorit të Grasshopersit Shkëlzen Gashi.
24-vjeçari ka qenë një titullarë i pa diskutueshëm me skuadrën Zviceriane, ku në katër ndeshje të zhvilluara ka luajtur për 90 minuta tek të gjitha.
Pavarësisht që lista e lojtarëve të ftuar nuk është bërë publike, Asport shkruan se jashtë listës janë lënë emra si Elis Bakaj, Hamdi Salihi, Azdren Llullaku apo edhe Alban Meha ndërsa që ftesë kanë marrë Etrit Berisha, Samir Ujkani, Edgar Cani, Jurgen Gjasula, Amir Abrashi e Vullnet Basha Ermir Lenjani është 1,75 i gjatë dhe aktivizohet si mesfushorë i majtë.
Kjo duket një dhuratë shumë e bukur për të pasi më 5 gusht ai ka festuar 24 vjetorin e lindjes.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *