Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton është takuar dje me presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Morsi. Vendi i takimit nuk është bërë publik ndërkaq që sipas zëdhënëses së Ashton takimi ka zgjatur rreth dy orë. Vizita e zonjës Ashton bëhet vetëm pak ditë pasi mbi 100 mbeshtetes te Morsit u vrane në përleshjet
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton është takuar dje me presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Morsi. Vendi i takimit nuk është bërë publik ndërkaq që sipas zëdhënëses së Ashton takimi ka zgjatur rreth dy orë.
Vizita e zonjës Ashton bëhet vetëm pak ditë pasi mbi 100 mbeshtetes te Morsit u vrane në përleshjet me forcat e sigurisë.
Aleatët e liderit të rrëzuar kanë deklaruar se kanë planifikuar një protestë madhore për të martën në Kajro, ndërsa qeveria e perkohshme se çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me rreptësi.
Zonja Ashton u takua gjithashtu me kreun e forcave të armatosura egjiptiane, gjeneralin Abdul Fattah al Sisi.
Përpara se të mbërrinte në Egjipt Ashton u shpreh se do të bënte thirrje për një “proces tranzicioni gjithëpërfshirë, ku të marrin pjesë të gjitha grupet politike, përfshirë Vllazërinë Myslimane.
Morsi po mbahet i burgosur që kur u rrëzua nga forcat e armatosura më 3 korrik, pas protestave masive në të gjithë vendin.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *