Gareth Bejl ka fluturuar sërish në Londër me pjesën tjetër të skuadrës së Totenhem Hotspurs mes raporteve ende të hapura që e lidhin atë më një kalim te Real Madrid. 24-vjeçari ka humbur miqësoren në kupën e Azisë në Hong Kong për shkak të një tendosje të muskujve, por kjo nuk ka e ka ndaluar
Gareth Bejl ka fluturuar sërish në Londër me pjesën tjetër të skuadrës së Totenhem Hotspurs mes raporteve ende të hapura që e lidhin atë më një kalim te Real Madrid.
24-vjeçari ka humbur miqësoren në kupën e Azisë në Hong Kong për shkak të një tendosje të muskujve, por kjo nuk ka e ka ndaluar atë për të qënë qëndra e vëmëndjes jashtë fushës.
Sipas gazetës sportive Spanjolle “Marca”, Bejl dëshiron të bashkohet me klubin Madrilen dhe se presidenti i klubit ka sanksionuar një ofertë më të madhe se 80 milionë paund.
Drejtuesit e Totenhem kanë refuzuar të komentojnë mbi spekullimet nëpër media për transferimin e Uellsianit, por menaxheri i teknikut Vilas Boas zbuloi të premten se agjentët e klubit janë në bisedime të vazhdueshme për nënshkrimin e një kontrate të re me Uellsianin.
Real Madrid ka udhëtuar drejt Los Anxhelos për turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara, së bashku me Fiorentino Perez, i cili ka thyer rekord botëror duke kryer tre transferime të mëdha nën drejtimin e tij.
Në vitin 2000 ai nënshkroi me Luis Figos për 37 milionë paund, një vit më vonë bleu Zinedin Zidane për 46 milionë paund, dhe pastaj vendosi akordin aktual prej 80 milionë paund , si dhe kërkon që Gareth Bejl të jetë goditja e tij e pathyeshme në historinë e futbolllit.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *