Komision Qëndror i zgjedhjeve vijon numërimin e kutive të votimit për qarkun e Shkodrës. 417 kuti të këtij qarku po numërohen me tetë grupe numërimi me nga dy anëtarë, ndërsa mendohet që procesi të mbyllet brenda pak ditësh. Në një pronconcin anëtari i KQZ, Kelment Zguri tha se deri më tani janë numëruar 4 KZAZ
Komision Qëndror i zgjedhjeve vijon numërimin e kutive të votimit për qarkun e Shkodrës.
417 kuti të këtij qarku po numërohen me tetë grupe numërimi me nga dy anëtarë, ndërsa mendohet që procesi të mbyllet brenda pak ditësh.
Në një pronconcin anëtari i KQZ, Kelment Zguri tha se deri më tani janë numëruar 4 KZAZ të këtij qarku, ku janë evidentuar shkelje. Sipas tij në KZAZ nr.1 është parë se votat e partive të vogla kanë kaluar tek partitë e mëdha.
“Ka ndodhur një fenomen ku votat e partive të vogla kanë kaluar tek partitë e mëdha në të dyja kampet dhe nuk bëhet fjalë për një gabim njerëzor” u shpreh Zguri.
Zguri ka mbrojtur edhe vendimin, që KQZ mori nga numërimi i kutive të votimit në qarkun e Lezhës duke u shprehur se manipulimet e bëra në këtë qark kërkonin një hetim më të thelluar.
Në fjalën e tij Zguri theksoi se gjatë muajit gusht pritet të bëhet edhe shpallja e rezultatit të 23 qershorit, por kjo varet nga vendimet e kolegjit.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *