Disa kodra prej rëre të zbuluara në shkretëtirën egjiptiane duke përdorur Google Earth, mund të jenë vendi i piramidave të humbura. Arkeologia amerikane Angela Micol zbuloi dy zona përgjatë bregut të Nilit, 90 kilometra larg njëra-tjetrës, të cilat kanë një formë të pazakontë. Arkeologët e tjerë nuk janë të sigurt nëse piramidat e humbura ndodhen
Disa kodra prej rëre të zbuluara në shkretëtirën egjiptiane duke përdorur Google Earth, mund të jenë vendi i piramidave të humbura.
Arkeologia amerikane Angela Micol zbuloi dy zona përgjatë bregut të Nilit, 90 kilometra larg njëra-tjetrës, të cilat kanë një formë të pazakontë.
Arkeologët e tjerë nuk janë të sigurt nëse piramidat e humbura ndodhen aty, por tani një studim paraprak në terren duke përdorur harta të lashta, sugjeron se vendndodhja mund të jetë e saktë.
Ajo shtoi se tani janë zbuluar disa shpella nga gërmime paraprake në vend, të cilat janë 12 kilometra nga qyteti i Ebu Sidhum.
Micol e bëri zbulimin në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut vitin e kaluar, pasi kishte kontrolluar imazhet në Google Earth për një dekadë.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *