Prokuroria ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Ilir xhakjen, autori i vrasjes së kryekomisarit, Adem Tahiraj. Prokurori e ka cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Xhakja ka pasur dijeni se Adem Tahiraj ishte oficer dhe vrasja është kryer në rrethana cilësuese. Gjatë gjykimit vetë Ilir Xhakja mungonte në sallën e gjygjit. Prokurori
Prokuroria ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Ilir xhakjen, autori i vrasjes së kryekomisarit, Adem Tahiraj.
Prokurori e ka cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Xhakja ka pasur dijeni se Adem Tahiraj ishte oficer dhe vrasja është kryer në rrethana cilësuese.
Gjatë gjykimit vetë Ilir Xhakja mungonte në sallën e gjygjit. Prokurori i kësaj çështje ishte Eugert Beci dhe pretenca e tij ishte 13 faqe. Avokati i Xhakjes do të flasë më 24 korrik.
Ilir xhakja, me 13 shtator të vitit të kaluar, vrau në katund-Sukth kryekomisarin Adem Tahiraj. Ngjarja ka ndodhur kur Kryekomisari Tahiraj dhe inspektori i zonës së Policisë së Rendit ishin duke ushtrua kontroll për armëmbajtje pa leje. Gjatë aksionit për shkak të një automjeti pa dokumenta, punonjësi i policisë së shtetit është konfrontuar me Ilir Xhakjen. Ky i fundit, krejt papritur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Kryekomisarin Tahiraj.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *