Autoritetet greke të pikës doganore në Kapshticë kanë njoftuar palën shqiptare për kalimin normal të fëmijëve shqiptarë që kanë probleme me toponimet në pasaportat e tyre. Emrat në shqip për fëmijët e lindur në Greqi nuk do të sjellin pengesa deri në datë 7 maj. Sipas njoftimit, pas kësaj date nuk lejohet kalimi i kësaj
Autoritetet greke të pikës doganore në Kapshticë kanë njoftuar palën shqiptare për kalimin normal të fëmijëve shqiptarë që kanë probleme me toponimet në pasaportat e tyre.
Emrat në shqip për fëmijët e lindur në Greqi nuk do të sjellin pengesa deri në datë 7 maj. Sipas njoftimit, pas kësaj date nuk lejohet kalimi i kësaj kategorie. Nëse e kalojnë këtë datë do të jenë të detyruar të kalojnë nga dogana e Kakavijës, ku afati i dhënë nga pala greke është deri më 12 maj.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur problem me shtetasit shqiptarë të cilët shkojnë tek të afërmit e tyre për festën e Pashkëve në Greqi. Me dhjetra qytetarë janë kthyer me pretekse të ndryshme në lidhje me dokumentacionet apo me shumën e parave që duhet të kishin me vete.
Disa prej të kthyerve pohuan se përveç dokumentacionit të rregullt, u kërkohej të kishin 4 mijë euro si garanci për qëndrimin e tyre në Greqi. Sipas tyre, kjo kërkesë ka qenë e qëllimshme nga pala greke për të penguar kalimin normal të tyre.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *