Poetë nga mbarë trojet shqiptare kanë përkujtuar sot në një takim letrar , 16- vjetorin e vdekjes së poetit të madh Azem Shkreli. Ai është poeti i parë që kaloi kufijtë shqiptar dhe zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Këto takime u mbajën për të 11 herë në qytetin e Pejës ku ishin
Poetë nga mbarë trojet shqiptare kanë përkujtuar sot në një takim letrar , 16- vjetorin e vdekjes së poetit të madh Azem Shkreli. Ai është poeti i parë që kaloi kufijtë shqiptar dhe zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare.
Këto takime u mbajën për të 11 herë në qytetin e Pejës ku ishin të mbledhur poetë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky takim letrar krahas nderimit të jetës dhe veprës së poetit, takimi kishte edhe karakter garues, ku në mesin e 25 poetëve pjesëmarrës fitues i garës poetike u shpall Rrustem Gërguri.
Poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë duke zgjeruar spektrin tematik dhe solli një ndjesi të re, ndaj gjuhës dhe fjalës. Azem Shkreli ishte autor i shumë librave “Kënga e hutinit”, “Bulzat”, “Di një fjalë prej guri”, “Karvani i bardhë”, “Nga bibla e heshtjes”, “Pagëzimi i fjalës”, “Engjëjt e rrugëve”, etj.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *