Shërbimi i ri integron funksionet e “Skype Call” në Outlook.com. Microsoft ka njoftuar se tani përdoruesve të Outlook.com do ju lejohet të flasim me audio dhe me video. Integrimi i të dy shërbimeve do të lejojë përdoruesit që të kopjojnë kontaktet nga Skype në Outlook.com. Një “version preview” do të nisë këtë të martë (sot)
Shërbimi i ri integron funksionet e “Skype Call” në Outlook.com. Microsoft ka njoftuar se tani përdoruesve të Outlook.com do ju lejohet të flasim me audio dhe me video. Integrimi i të dy shërbimeve do të lejojë përdoruesit që të kopjojnë kontaktet nga Skype në Outlook.com.
Një “version preview” do të nisë këtë të martë (sot) në Britaninë e Madhe, dhe në javët e ardhshme do të funksionojë edhe ne SHBA dhe Gjermani.
“Me Skype në Outlook.com, ju mund të zgjidhni mediumin e nevojshëm për mesazh, mund të jetë e-mail, telefonate, telefonate me video, ose një mesazh i thjeshtë”, bën të ditur Skype në faqen e saj të internetit.
Ju me anë të Skype dhe Messenger mund të lidheni me të gjithë miqtë tuaj në të njëjtin vend. Këto ndryshime vijnë pas deklaratës së vitit 2012 nga Microsoft ku premtoj se do bënte një riorganizim të shërbimeve “webmail”.
/Ejup Lila/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *