Një tjetër aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në East Haven të shtetit të Connecticut, si pasojë e përplasjes së një aeroplani me një shtëpi Si rezultat i këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është zhdukur. Nga të dhënat e policisë mësohet se në shtëpi gjendeshin dy fëmijë të
Një tjetër aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në East Haven të shtetit të Connecticut, si pasojë e përplasjes së një aeroplani me një shtëpi
Si rezultat i këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është zhdukur.
Nga të dhënat e policisë mësohet se në shtëpi gjendeshin dy fëmijë të moshave, 1 dhe 13 vjeç.
Frika e autoriteteve ishte shëndeti i fëmijëve, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga aksidenti.
Si pasojë e aksidentit mësohet se shtëpia u përfshi nga zjarri, ndërsa një tjetër banesë u dogj aty pranë.
Nga dëshmitë e marra, besohet se në shtëpinë e dytë kanë qenë dy persona në momentin e përplasjes.
Avioni ishte nisur nga Nju Xhersi dhe më pas u përplas me shtëpinë. Mësohet se bëhet fjalë për një avion të vogël pasagjerësh.
Piloti i avionit ndodhet në një gjëndje shoku dhe e ka të pamundur të bëjë konfirmimin e skte se sa pasagjerë ndodheshin në bord.
Nuk dihet ende se çfarë ndodhi me avionin.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *