Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut e sheh si shqetësim lirinë e medias në Shqipëri. Në seancën e tyre të mbajtur në Gjenevë, ku delegacioni nga Shqipëria raportoi mbi të drejtat civile dhe politike në vend, anëtarët e këtij komiteti shprehën shqetësimin lidhur me lirinë e medias. Sipas njërit prej anëtarëve
Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut e sheh si shqetësim lirinë e medias në Shqipëri. Në seancën e tyre të mbajtur në Gjenevë, ku delegacioni nga Shqipëria raportoi mbi të drejtat civile dhe politike në vend, anëtarët e këtij komiteti shprehën shqetësimin lidhur me lirinë e medias. Sipas njërit prej anëtarëve të këtij komuniteti thuhet se është përpjekur të përgjogjë bisedat telefonike të gazetarëve.
“Po kështu ka patur edhe raportime se parlamenti është përpjekur të përgjojë bisedat telefonike të gazetarëve si dhe disa padi ligjore ndaj medias, lidhur me një rast kur një ministër u akuzua për ngacmim seksual dhe u filmua gjatë këtij akti. Pra do të doja të dija nëse liria e medias garantohet në Shqipëri sepse këto raportime janë më të vërtet shqetësuese” u shprehën anëtarët e komitetit
Tjetër shqetësim që u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe ndalimi i romëve për të mbledhur mbeturina të riciklueshme nga koshat e plehrave duke kërkuar informacion nëse qeveria u siguron në një tjetër mënyrë të ardhura kësaj shtrese.
“Kam gjithashtu një pyetje sa i përket politikës që ndiqet për ndalimin e mbledhjes së mbeturinave të riciklueshme nga romët në Shqipëri. A ka ndërmarrë qeveria paralel me këtë politikë një program për tu garantuar këtyre individëve një mënyrë tjetër për të siguruar të ardhura duke qenë se ata sigurojnë jetesën në këtë mënyrë,” u shprehën anëtarët e kmunitetit
Shqetësim tjetër është edhe mbipopullimi i burgjeve dhe kushtet në të cilat mbahen të burgosurit në sallën e paraburgimit . Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe politike të cilën e ka nënshkruar në vitin 1991 Shqipëria duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta të Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Herë e fundit që delegacioni shqiptar u paraqit përpara këtij komiteti ishte në vitin 2004.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *