Arrestimi i një prej bosëve më famëkeqë dhe më brutalë të karteleve të drogës së Meksikës po konsiderohet si një fitore e madhe për Presidentin e vendit latino-amerikan Enrique Pena Nieto dhe bashkëpunimin amerikano-meksikan për të luftuar trafikun e drogës. Por kapja e bosit të grupit Zetas është edhe në avantazhin e rivalëve të tij
Arrestimi i një prej bosëve më famëkeqë dhe më brutalë të karteleve të drogës së Meksikës po konsiderohet si një fitore e madhe për Presidentin e vendit latino-amerikan Enrique Pena Nieto dhe bashkëpunimin amerikano-meksikan për të luftuar trafikun e drogës. Por kapja e bosit të grupit Zetas është edhe në avantazhin e rivalëve të tij në tregëtinë e paligjshme.
Marinsat amerikanë e kapën Miguel Angel Trevinon në një rrugë pranë Nuevo Laredos, në kufirin me Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër e Laredos së Teksasit. Udhëheqësi i njohur i grupit Los Zetas ishte me dy bashkëpunëtorë në një makinë, ku kishte sasi të mëdha të hollash, armë dhe municion.
Në Shtetet e Bashkuara, ka akt-akuza federale kundër Miguel Angel Trevinos për trafikim armësh dhe shkelje që kanë të bëjnë me armët. Para disa vjetësh, qeveria e Shteteve të Bashkuara shpalli një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që do të ndihmonin për arrestimin e tij.
/Borana Belegu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *