Mbi 55 viktima dhe 14 të zhdukur është rezultati i stuhive të dendura të shiut në Kinën Jugore. Duke filluar që nga dita e martë e javës së kaluar, së paku nëntë provinca kanë pasur rrëshqitje toke dhe përmbytje shkruan Ministria kineze e Çështjeve Civile në faqen e saj të internetit. Dhjetë lokalitete provinciale në
Mbi 55 viktima dhe 14 të zhdukur është rezultati i stuhive të dendura të shiut në Kinën Jugore.
Duke filluar që nga dita e martë e javës së kaluar, së paku nëntë provinca kanë pasur rrëshqitje toke dhe përmbytje shkruan Ministria kineze e Çështjeve Civile në faqen e saj të internetit.
Dhjetë lokalitete provinciale në jug të Kinës rezultojnë të prekura përfshirë Anhui, Chongqing, Fujian, Guangdong, Guangxi, Guizhou, Hubei, Hunan, Jiangxi dhe Sichuan, sipas Daily China.
Gazeta raporton se 1.590.000 njerëz tashmë janë prekur nga shirat e rëndë në Provincën Hunan, ku tre persona kanë humbur jetën ditën e premte.
Shërbimi metereologjik parashikon shi më të rëndë, stuhi të forta të erës si edhe breshër gjatë këtyre ditëve duke paralajmëruar për përmbytje dhe rrëshqitje.
Në këto zona janë dërguar komitetet e menaxhimit dhe të ndihmave në raste fatkeqësish.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *