Jovetiç mund të jetë pjesë e kampionëve të Italisë në sezonin e ardhshëm. Edhe pse presidenti i Fiorentinës është betuar se malazezi nuk do të transferohej kurrë në Torino, ishte vetë zgjedhja e sulmuesit, i cili ka vënë me shpatulla pas murit drejtuesit “vjollcë”. Jovetiç ka shprehur dëshirën se do që të jetë pjesë e
Jovetiç mund të jetë pjesë e kampionëve të Italisë në sezonin e ardhshëm. Edhe pse presidenti i Fiorentinës është betuar se malazezi nuk do të transferohej kurrë në Torino, ishte vetë zgjedhja e sulmuesit, i cili ka vënë me shpatulla pas murit drejtuesit “vjollcë”.
Jovetiç ka shprehur dëshirën se do që të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit. Nga ana tjetër torinezët kanë bindur drejtuesit e Fiorentinës për ta mbyllur në javët e ardhshme këtë transferim.
“Zonja e Vjetër” nuk është në gjendje të paguajë 31 milionë euro për Jovetiç, por oferta e fundit që ka propozuar mesa duket i ka bindur drejtuesit e Fiorentinës. Kalimi do të realizohet me 12 milionë euro, plus sulmuesin Fabio Kualiarela dhe mesfushori Luka Marrone.
Ai që ka ndihmuar disi “Zonjën e vjetër” ka qenë dhe trajneri i Fiorentinës, Vinçenco Montela, i cili i sheh dy lojtarët si dy përforcime të rëndësishme për skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *