Supertalenti i Mançester Junajtid , Andnan Januzaj,mund të zgjedhë Kombëtaren Shqiptare për të luajtur dhe jo atë Belge. Kështu shkruan portali i lajmeve belge. Januzaj është shqiptar me nënshtetësi belge dhe për momentin aktivizohet me skuadrën e parë të kampionatit anglez, Mançester Junajtid. Ai ka rënë në sy për talentin e tij jo vetëm në
Supertalenti i Mançester Junajtid , Andnan Januzaj,mund të zgjedhë Kombëtaren Shqiptare për të luajtur dhe jo atë Belge. Kështu shkruan portali i lajmeve belge.
Januzaj është shqiptar me nënshtetësi belge dhe për momentin aktivizohet me skuadrën e parë të kampionatit anglez, Mançester Junajtid. Ai ka rënë në sy për talentin e tij jo vetëm në Britaninë e madhe por edhe në mbarë botën.
Refuzimi i ofertave të shpeshta të Kombëtares Belge ka bërë që të hidhet hipoteza se talenti i ri do t’i shërbejë fanellës së Kombëtares sonë.
Nësë lajmi i publikuar nga portali belg “voetbalnieuws.be” është i vërtetë, atëherë së shpejti tekniku De Biazi do të ketë në dispozicionin e tij një superlojtar me të ardhme , që do ti shërbejë për eleminatoret e botërorit “Brazil 2014”.
/Blerand Ismaili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *