Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan premtojnë se do të rrisin presionin mbi presidentin sirian Bashar al Asad, që të dorëhiqet dhe t’i japë fund luftës civile. Obama deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje krizës 2- vjeçare të Sirisë është që Asadi të largohet
Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan premtojnë se do të rrisin presionin mbi presidentin sirian Bashar al Asad, që të dorëhiqet dhe t’i japë fund luftës civile.
Obama deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje krizës 2- vjeçare të Sirisë është që Asadi të largohet nga pushteti dhe të vijë një qeveri e përkohshme.
“Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi regjimin e Asadit dhe do të bashkëpunojmë me opozitën Siriane”, ka thënë Obama.
Ndërkohë, Erdogan theksoi se në Siri dukshëm janë përdorur armë kimike, por është e nevojshme që të gjenden “më shumë informacione” që të konfirmohet se si duhet përgjigjur.
/Irida Vata/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *