Gruaja në ditët e sotme gjendet në dilemë: T’i përkushtohet karrierës apo fëmijëve të saj? Disa gra shprehen se i dëshirojnë të dyja. Ndjenja e të qënit nënë i tejkalon të gjitha vështirësitë dhe mundësia për të qënë femër me karrierë kur je nënë është më e madhe. Idealja është të mbash ekuilibër ndaj të
Gruaja në ditët e sotme gjendet në dilemë: T’i përkushtohet karrierës apo fëmijëve të saj?
Disa gra shprehen se i dëshirojnë të dyja. Ndjenja e të qënit nënë i tejkalon të gjitha vështirësitë dhe mundësia për të qënë femër me karrierë kur je nënë është më e madhe. Idealja është të mbash ekuilibër ndaj të dyjave.
Ja disa këshilla :
- Çdo ditë ndani pak kohë për veten, për punë tuaja. Pasi fëmijët t’i ketë zënë gjumi lexoni gjysëm ore libër ose revistë.
- Kujdesuni për veten, edhe pse puna, stresi ndikon në paraqitjen tuaj. Mos e tregoni këtë! Jini në formë!
- Takohuni me shoqet tuaja, organizoni shëtitje.
- Blini rroba të reja, dukuni e re dhe në formë!
- Ndërrojeni modelin e flokëve, përformanca juaj si në punë edhe në shtëpi le të jetë e mirë.
- Krijoni lidhje të forta me fëmijët dhe bashkëshortin tuaj, forcojeni komunikimin !
Tregoni të njëjtin përkushtim si për familjen ashtu edhe për vendin e punës. Një sjellje e tillë do ju bëjë jo vetëm një nënë shumë të mirë por dhe një drejtuese të aftë dhe të përkushtuar ndaj punës.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *